YouTube prej disa vitesh nuk tregon numrin e mospëlqimeve, por prej vitesh videoja e Justin Bieber dhe Ludacris për këngën “Baby” konsiderohej si “mbajtësi” famëkeq i titullit të videos më të urryer.
Megjithatë, që nga viti 2018, gjërat kanë ndryshuar. Për ironi, videoja me më shumë mospëlqime është realizuar nga YouTube.
Klipi në fjalë quhet: “YouTube Rewind 2018: Everyone Controls Rewind”, dhe qëllimi i të cilit ishte që të përmbledhim të gjitha momentet më të rëndësishme të platformës në 2018 në një klip.
Mirëpo, padyshim që diçka shkoi keq, sepse në vetëm një javë mori 10 milionë mospëlqime, dhe sot (siç shihet me ndihmën e disa shtesave), ka rreth 20 milionë mospëlqime.
Kryesisht komentet shkuan në drejtim të pakënaqësisë së shikuesve sepse u përfshinë tendencat që dikur ishin në modë, ndërsa u përjashtuan disa nga YouTuber-et më të njohur të atij viti.
“Nuk e pamë më butonin mospëlqim pas kësaj”, shkroi një përdorues i YouTube.