Veçoria e re në YouTube ju lejon të bëni pyetje për çdo gjë që shikoni

Teknologji

Veçoria e re në YouTube ju lejon të bëni pyetje për çdo gjë që shikoni

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Këto ditë, kur dëgjoni për Google, ndoshta ju vjen në mendje Al.

Gjiganti i teknologjisë është në një mision për të integruar veçori të reja me AI në pothuajse të gjitha shërbimet e saj.

Tani, pas rritjes së çmimit për YouTube Premium, Google dëshiron t’u ofrojë abonentëve Premium një përvojë të re ekskluzive të AI që jo-abonentët nuk do ta kenë.

Bëhet e ditur se abonentët Premium mund të angazhohen me video duke përdorur një mjet të ri bisede me AI, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo që më parë ishte thjesht një eksperiment tani po shpërndahet për përdoruesit e YouTube Premium në SHBA.

Siç raportohet, mjeti i ri është aktualisht i disponueshëm vetëm në anglisht dhe për përdoruesit e moshës 18 vjeç e lart.

Gjithashtu, për të pasur qasje në mjetin me Al do t’ju duhet të keni një pajisje Android.

Bëhet e ditur se me këtë mjet mund të merrni përgjigje për pyetjet në lidhje me videon që po shikoni, të gjeni rekomandime për përmbajtje të ngjashme dhe më shumë – të gjitha pa dalë nga YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat