Pretendonin se roboti me AI mund të zëvendësonte avokatin njeri – komisioni amerikan për mbrojtjen e konsumatorit dënon kompaninë

Teknologji

Pretendonin se roboti me AI mund të zëvendësonte avokatin njeri – komisioni amerikan për mbrojtjen e konsumatorit dënon kompaninë

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 00:33
Foto ilustrim

Komisioni amerikan për Mbrojtjen e Konsumatorit (FTC) ngriti një padi kundër një “avokati robot”.

Një kompani e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, DoNotPay, është paditur nga FTC për pretendimin se është “avokati i parë robot në botë” dhe nuk ka arritur të vërtetojë pretendimet se mund të zëvendësojë avokatët njerëzorë.

FTC thotë se kompania nuk ka kryer teste të mjaftueshme për të përcaktuar nëse chatbot i saj i AI është i barabartë me një avokat njerëzor, kurse DoNotPay duhet të paguajë 193,000 dollarë dëmshpërblim.

Gjithashtu, vendimi thotë se kjo kompani duhet të njoftojë përdoruesit që kanë qasje në shërbimet e saj nga viti 2021-2023 në lidhje me kufizimet që ofron shërbimi i tyre.

Kjo është vetëm pjesë e një programi më të gjerë nga FTC që ka nisur një fushatë, që thotë se synon kompanitë që “përdorin mjete të AI për të mashtruar njerëzit”, gjë që është e paligjshme.

“FTC dëshiron të sigurojë opinionin se nuk ka përjashtime nga ky rregull. Duke u ndalur në rrugën e praktikave të padrejta dhe mashtruese të tregut, ne do të sigurojmë që ata që bëjnë punën e tyre me ndershmëri dhe të kenë një shans të drejtë për përparim”, tha presidentja e FTC, Lina M. Kan.

Ndër të tjera, DoNotPay pohoi gjithashtu se mund të zhbllokojë llogaritë e klientëve të tyre në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat