Pronari i X-së, Elon Musk, po largon veçorinë Bold për shkronja të theksuara nga postimet në X, sepse sipas tij “sytë po i rrjedhin gjak”.
“Për shkak të përdorimit të tepruar të shkronjave të theksuara në X, ato do të hiqen”, tha Musk.
Ai tha gjithashtu se shkronjat e pjerrëta dhe “çdo formatim tjetër” do të hiqen, shkruan skynews,
Njoftimi dukej se u pëlqeu shumë ndjekësve të Musk, me një person që tha: “Gëzohem që e dëgjova këtë”.
Ndryshe, që nga prezantimi i opsioneve të formatimit të teksteve të theksuara dhe të tjera në prill të vitit 2023, ato janë përdorur për të tërhequr edhe më shumë vëmendjen nga përdoruesit që përpiqen të fitojnë para nga njerëzit që klikojnë në postimet e tyre.
“Është frustruese kur formatimi përdoret tepër për vëmendje. Kjo e bën përmbajtjen më të vështirë për t’u lexuar dhe shijuar”, tha një përdorues i X.