“Ask Photos”, funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t’u përgjigjur pyetjeve

Teknologji

“Ask Photos”, funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t’u përgjigjur pyetjeve

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Në maj, Google prezantoi një veçori me Al të quajtur “Ask Photos”.

Gjatë prezantimit të funksionit, Geminit iu kërkua të identifikonte numrin e targës së përdoruesit.

Për të marrë përgjigjen, Gemini kaloi nëpër fotografitë e personit për të gjetur një foto të veturës së tij me targa të lexueshme lehtësisht.

Bëhet e ditur se me “Ask Photos”, mund të përdorni Geminin për të organizuar më mirë fotot tuaja, shkruajnë mediat e huaja.

Për shembull, mund ta përdorni për të shfaqur fotografi që detajojnë ecurinë e mësimeve të tenisit të fëmijës suaj, ose mund të bëni një udhëtim dhe të pyesni Geminin se çfarë organizimi keni pasur për festat e ditëlindjes së fëmijës suaj.

Ju madje mund të zbuloni se si e keni dekoruar tortën e ditëlindjes çdo vit.

Nëse përgjigja mund të jetë në një fotografi që keni ruajtur në aplikacionin Photos, Ask Photos do ta gjejë atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat