Apple po përgatitet të lansojë iPhone SE në fillim të vitit 2025.
Thashethemet vijnë vetëm disa ditë pasi Mark Gurman nga Bloomberg zbuloi kornizën kohore.
Por informacioni i ri shtoi më shumë detaje rreth specifikave dhe veçorive, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas burimeve që folën me 9to5Mac, iPhone SE i katërt do të ketë një pamje moderne në pjesën e përparme, të ngjashme me një iPhone 14.
Pjesa e përparme do të ketë një panel OLED 6.1″ me rezolucion 2531 x 1170 px, ndërsa anët do të jenë të sheshta.
Meqenëse Touch ID po largohet, e vetmja veçori e vërtetimit biometrik do të mbetet Face ID.
Sjellja e çipit Apple A18 do të thotë që iPhone SE (2025) duhet të marrë Apple Intelligence.
Apple lansoi iPhone SE (2022) për 429 dollarë, por versioni i vitit 2025 pritet të fillojë nga 459 dollarë ose 499 dollarë.