Lojërat Xbox do të shiten direkt përmes aplikacionit Xbox në Android duke filluar nga muaji i ardhshëm

Teknologji

Lojërat Xbox do të shiten direkt përmes aplikacionit Xbox në Android duke filluar nga muaji i ardhshëm

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Microsoft ka njoftuar se duke filluar nga nëntori, përdoruesit mund të luajnë dhe blejnë lojëra Xbox direkt nga aplikacioni Xbox në Android.

Ky njoftim vjen nga presidentja e Xbox, Sarah Bond, e cila, në një postim në X, tha: “Vendimi i gjykatës për të hapur dyqanin celular të Google në SHBA do të lejojë më shumë zgjedhje dhe fleksibilitet”.

“Misioni ynë është të lejojmë më shumë lojtarë të luajnë në më shumë pajisje, kështu që ne jemi të kënaqur të ndajmë se duke filluar nga nëntori, lojtarët do të jenë në gjendje të luajnë dhe të blejnë lojëra Xbox direkt nga aplikacioni Xbox në Android”.

Pavarësisht disa paqartësive, vendimi i Microsoft për të shitur lojëra Xbox direkt nga aplikacioni i tij Xbox në Android është i mirëpritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat