Shumë njerëz e kanë pëlqyer, një tjetër pajisje Apple e shpallur e vjetëruar

Teknologji

Shumë njerëz e kanë pëlqyer, një tjetër pajisje Apple e shpallur e vjetëruar

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Apple ka deklaruar një tjetër nga pajisjet e saj dikur të njohura të vjetëruara.

Në periudha të caktuara, kompania nga Cupertino rinovon listat e pajisjeve të vjetruara, kështu që nëse zotëroni një nga këto që janë shtuar së fundi në listë, ja një lajm i keq.

Kur pajisja deklarohet e vjetëruar, domethënë, Apple nuk do të ofrojë më shërbime mbështetëse në dyqanin Apple ose shërbime të autorizuara.

Përjashtimi i vetëm është MacBook, bateria e të cilit mund të zëvendësohet brenda një periudhe prej 10 vjetësh.

Siç raportohet nga MacRumours, Apple tani ka dërguar iPod nano dhe iPod shuffle në “varrezat e pajisjeve”, të cilat u prezantuan në vitin 2005.

Edhe pse kanë kaluar gati 20 vite nga ardhja e tyre në treg, këto pajisje morën një përmirësim në vitin 2015 kur dolën me ngjyra të reja në gjeneratën e shtatë.

Megjithatë, në vitin 2017, të dyja pajisjet ndërprenë prodhimin, me shumë gjasa për shkak të rritjes së popullaritetit të aplikacioneve si Apple Music, Spotify dhe të ngjashme.

Përveç këtyre pajisjeve, iPhone 6, më pas iPad i gjeneratës së gjashtë, si dhe Macbook 12 inç i vitit 2017 u shpallën të vjetëruara gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat