Roboti nxori mostrat e para të “karburantit bërthamor radioaktiv” nga reaktori i Fukushimës

Teknologji

Roboti nxori mostrat e para të “karburantit bërthamor radioaktiv” nga reaktori i Fukushimës

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Kompania Tokyo Electric Power (TEPCO), e cila drejton centralin bërthamor Fukushima Dai-ichi, ka prezantuar një robot masiv për të marrë mostrën e parë nga një reaktor.

Kjo vjen 13 vjet pasi një tërmet shkatërrues dhe cunami shkaktuan një shkrirje dhe rrjedhje radioaktive në vend, shkruajnë mediat e huaja.

Më 11 mars 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi Japoninë Lindore dhe një cunami ndërpreu energjinë në termocentralin bërthamor Fukushima-Daiichi, duke çuar në një shkrirje të reaktorëve.

Vlerësimet sugjerojnë se 880 ton lëndë djegëse bërthamore shumë radioaktive mbeten nën tre ndërtesat e reaktorëve në vend.

Substanca, e quajtur “mbeturinat e karburantit” nga TEPCO, është një përzierje radioaktive e krijuar kur nxehtësia intensive shkaktoi shkrirjen e komponentëve të brendshëm të reaktorit.

Pas ftohjes, ky material u ngurtësua.

Pavarësisht supozimeve, përbërja e saktë dhe karakteristikat e këtyre mbeturinave mbeten të pasigurta, duke kërkuar analiza të mëtejshme.

Andaj, TEPCO ka nisur dekomisionimin e termocentralit bërthamor, një proces që pritet të marrë dekada.

Kjo përpjekje përfshin përdorimin e robotëve të shumtë për detyra të ndryshme, nga vëzhgimi i ndërtesave deri te matja e niveleve të rrezatimit.

Megjithatë, deri më tani, TEPCO nuk kishte një robot të aftë për të marrë një mostër të “karburantit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat