Prezantimi i Aktit ligjor të Inteligjencës Artificiale!

Teknologji

Prezantimi i Aktit ligjor të Inteligjencës Artificiale!

Nga: H.R Më: 15 tetor 2024 Në ora: 11:03
Ligji do të zbatohet kryesisht për ata që e zhvillojnë inteligjencën artificiale, por kjo do të ndikojë gjithsesi për të gjithë!

Në fillim të këtij viti u aprovua ligji i parë në botë për rregullimin e IA, ky ligj u miratua edhe në BE, kurse në Norvegji, këto rregulla të reja do të hyjnë në fuqi gjatë tre viteve të ardhshme.

Kjo do të thotë se disa funksione të IA do të bëhen gjithësesi të paligjshme.

Për shembull, do të jetë e paligjshme përdorimi i IA për të matur ndjenjat e punonjësve në punë ose ndjenjat e studentëve në studim.

- Shpresojmë se këto do të jenë shërbime që ne nuk i përdorim sot, thotë Tobias Judin, kreu i seksionit në Autoritetin Norvegjez për Mbrojtjen e të Dhënave.

Sistemet e inteligjencës artificiale që do të manipulojnë X personin/personen, duke shfrytëzua dobësitë e tyre për t'i dëmtuar, nuk do të lejohen, shpjegon Judin.

- Ka shërbime që ekzistojnë në treg, por që Europa, thotë se nuk janë falas!

Pra, Inteligjenca artificiale tani e tutje do të rregullohet me ligj edhe në Norvegji.

Çfarë do të thotë në të vërtetë ky ligj?

Ky ligj i ri quhet rregullorja e IA ose "AI-act" në anglisht.

Qëllimi i Rregullores së IA është të sigurojë një IA të sigurt dhe të sinqert që respekton të drejtat tona themelore. Ideja është më tepër për atë që ne duhet të jemi të kujdesshëm kur përdorim IA, sepse tani e dimë se përdorimi i pakujesshëm është i dënueshëm, sepse tsni kjo është e rregulluar me ligj! Në anën tjetër ne nuk duhet të kontrollojmë të gjitha format e inteligjencës artificiale. Rregullorja e IA -së synon kryesisht atë që quhet IA me rrezik të lartë, duke filluar nga infrastruktura kritike shtetërore, menaxhimi i trafikut dhe energjia elektrike, por kjo mund të zbatohet në sektorin e arsimit për të vlerësuar studentët, pastaj për kompanitë që përdorin IA për të punësuar dikë.

- Nëse një agjenci rekrutimi ka përdorur një mjet për të shqyrtuar një aplikim, atëherë duhet të jeni i sigurt se ai nuk çon në një rezultat diskriminues, thotë Christine Ask Ottesen! Ligjet dhe rregulloret strikte për mënyrën se si mund të përdoret IA janë të prsnueshme për 73 për qind të norvegjezve! Ata besojnë se nevojitet një rregull i rreptë ligjor.

-Prandaj edhe besohet se rregullorja është mjeti më i rëndësishëm për të siguruar teknologjinë, që ajo mund të futet në përdorrim për të mirën e njerëzimit, thotë John-Eivind Velure.

- Rregullorja duhet të shikojë edhe rrezikun social, por jo vetëm teknologjinë. Është përgjegjësi e secilit që të vlersojë se për çfarë mund ta shfrytzojë në të vërtetë teknologjinë, thotë Velure.

Rreth 1 nga  4 përdorin mjetet e IA për çdo muaj ose më shpesh. Vetëm 4 për qind theksojnë se e përdorin atë çdo ditë, tregon anketa.

- Nuk duhet të kemi frikë, mendoj se duhet të jemi të hapur dhe kurioz për të përshtatë teknologjinë që mund të na japë mundësi të mira për sa kohë që e përdorim me kujdes, prsndaj kjo është plotësisht e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat