Kush tha se po dështon Netflix?

Teknologji

Kush tha se po dështon Netflix?

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 10:34
Netflix

Fitimi i shtëpisë së prodhimit dhe shërbimit të transmetimit Netflix në tremujorin e tretë të vitit 2024 u rrit me 41 për qind, gjegjësisht me shumë rekord prej 2.36 miliardë dollarësh, që do të thotë se fitimet për një aksion janë 5.4 dollarë.

Të ardhurat e Netflixir në të njëjtën periudhë u rritën me 15 për qind nga viti në vit në 9.83 miliardë dollarë, raporton CNBC.

Në të dyja rastet, rezultatet tejkaluan pritshmëritë e analistëve të LSEG, të cilët prisnin fitime prej 5,12 dollarë për aksion dhe të ardhura tremujore prej 9,77 miliardë dollarësh.

Numri i përgjithshëm i abonentëve të Netflix u rrit me 5.1 milionë në 282.7 milionë, që ishte gjithashtu më i mirë se parashikimi i analistëve që prisnin 4.5 milionë abonentë të rinj.

Netflix gjithashtu vuri në dukje se numri i abonentëve në paketën e tij më të përballueshme që përfshin reklama të detyrueshme u rrit me 35 për qind krahasuar me tremujorin e kaluar.

Kompania parashikon që të ardhurat e saj për të gjithë vitin 2024 do të rriten me 15 për qind nga viti në vit. Aksionet u rritën me 5.4 për qind pas raportit të fitimeve të favorshme dhe janë rritur me 46 për qind nga viti në ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat