YouTuberi dëshiron të luajë çdo videolojë të krijuar ndonjëherë

Teknologji

YouTuberi dëshiron të luajë çdo videolojë të krijuar ndonjëherë

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Pasi humbi koleksionin e tij të videolojërave në një tragjedi, YouTuberi Jeff Wyers riktheu  dy prej tyre nëpërmjet emalimit digjital. Tani ai ka vetëm një qëllim.

YouTuberi Jeff Wyers, i njohur gjithashtu në platformë si “Chronologically Gaming”, planifikon të luajë sa më shumë lojëra që të mundet.

Wyers filloi me lojëra nga viti 1971 dhe tashmë e ka arritur qëllimin e tij për të luajtur një përqindje të madhe të konsolave, nga vitet  e 70-ta me ndihmën e emulatorëve.

Biografia e tij në YouTube detajon pritshmëritë e tij: “Po provoj diçka që nuk është bërë kurrë më parë. Po luaj çdo videolojë sipas rendit që është lëshuar”.

Ky specialist për videolojëra ka kufizimet e tij, megjithatë, pasi një lojë specifike ka të paktën 28,000 variacione.

Lista e lojërave që nuk do të luajë përfshin lojëra vetëm për të rritur (18+), Mahjong, Shougi, lojëra kompjuterike, lojëra të fatit ose kazino, kuize, demonstrime, çdo përmbledhje, çdo prototip, hack ose bootleg, lojëra jo mikroprocesore, Të gjitha lojërat Commodore 64 dhe çdo video lojë kompjuterike.

Si rezultat i pamundësisë për të “grumbulluar fizikisht” lojëra, YouTuberi tha se është bërë një grumbullues i lojërave digjitale.

Wyers aktualisht është duke punuar në videolojërat e nëntorit 1982, përveç kanalit të tij në YouTube, ai gjithashtu transmeton drejtpërdrejt në Twitch, ku shikuesit mund të komentojnë dhe vlerësojnë lojërat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat