Sukses i madh: Prezantohet një laser i ri revolucionar

Teknologji

Sukses i madh: Prezantohet një laser i ri revolucionar

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Shkencëtarët zviceranë kanë zhvilluar impulse laser ultra të shkurtër që mund të arrijnë një fuqi deri në 100 megavat, duke shënuar një moment historik të rëndësishëm në teknologjinë laser.

Ato pulse, që zgjasin më pak se një pikosekonda, mund të japin fuqi të mjaftueshme për të ndezur menjëherë, të themi, 100 mijë fshesa me korrent me një puls të vetëm. Edhe fuqia mesatare e tyre e prodhimit prej 550 W i tejkalon rezultatet e mëparshme eksperimentale me më shumë se 50 për qind.

Ekipi nga Instituti Federal i Teknologjisë në Cyrih nxjerr në pah aplikime të shumta potenciale dhe teknologji të reja revolucionare, duke përfshirë matje me saktësi të lartë, monitorim dhe përpunim të avancuar.

Zbulimi rrotullohet rreth laserëve të diskut me puls të shkurtër, të cilët përdorin disqe ultra të hollë të ngulitur me kristale që përmbajnë yterbium (një metal i butë, i bardhë në argjend) dhe dizajni i tyre inovativ përmban një “zgavër replikuese” të sofistikuar që amplifikon dritën laser duke ruajtur stabilitetin.

Një tjetër risi kyçe është Pasqyra e thithjes së ngopshme gjysmëpërçuese (SESAM), e cila i jep formë laserit në pulse të shkurtra intensive. Ekipi e përmirësoi atë komponent duke përfshirë një dritare të hollë safiri.

Tradicionalisht, përforcimi i dritës lazer kërkon më shumë energji dhe pajisje më të mëdha jashtë vetë laserit. Në të kundërt, kjo teknologji e re është kompakte dhe efikase.

Hulumtimi lidhur me arritjen e lartpërmendur në teknologjinë laserike është publikuar në revistën “Optica”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat