Apple me një aplikacion që do t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelin e sheqerit në gjak

Teknologji

Apple me një aplikacion që do t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelin e sheqerit në gjak

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Apple thuhet se po teston një aplikacion që do t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Bëhet e ditur se aplikacioni është krijuar për të ndihmuar ata me diabet të zgjedhin ushqime më të shëndetshme dhe të angazhohen në një mënyrë jetese më të shëndetshme..

Ndërkohë që kompania po punon në zhvillimin e aplikacionit, mediat e huaja raportojnë se ajo nuk ka plane ta lëshojë atë publikisht – të paktën jo për momentin.

Gjiganti teknologjik thuhet se prej kohësh ka punuar në një sensor që do t’i mundësonte një përdoruesi të Apple të marrë leximin e glukozës në gjak pa pasur nevojë të marrë mostër gjaku.

Dhe nëse kjo veçori do të arrijë në Apple, diabetikët nuk do të duhet të përballen më me shpenzimet dhe dhimbjen e përdorimit të testit aktual invaziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat