Kopshtarët ndonjëherë, kur askush tjetër nuk po i dëgjon, flasin në heshtje me lulet e tyre.
Por në shfaqjen e luleve në Chelsea vitin e ardhshëm, vizitorët do të inkurajohen të bisedojnë me kopshtin e parë ndonjëherë me Al.
Bëhet e ditur se dizajneri i kopshtit Tom Massey ka bashkëpunuar me Microsoft për të krijuar kopshtin “inteligjent” Avanade, shkruan the Guardian.
Sensorët në tokë janë në partneritet me një AI të trajnuar mbi të dhënat e bimëve dhe këshillat e kopshtarisë, që do të thotë se vizitorët mund të pyesin bimët: “Si jeni?”.
Massey tha se ato mund të përgjigjen me “kam nevojë për pak më shumë ujë”.
Përveçse e bën kopshtarinë më të lehtë dhe më argëtuese, Massey tha se mund të ketë aplikime më të gjera.
Siç raportohet sensorët me valë të fshehura në tokë matin lagështinë, nivelet e lëndëve ushqyese, aciditetin dhe alkalinitetin.
Ai tha se teknologjia e thjeshtë e sensorëve mund të shpërndahet nëpër prona të mëdha, kështu që në vend që të ketë sisteme automatike të ujitjes që ndizen në varësi të kohës, bimët ujiten vetëm kur lagështia e tokës bie nën një nivel të caktuar.