Gjobë e madhe për LinkedIn, mësohet shuma sa duhet të paguajë dhe pse

Teknologji

Gjobë e madhe për LinkedIn, mësohet shuma sa duhet të paguajë dhe pse

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Platforma LinkedIn duhet të paguajë një gjobë të madhe në Bashkimin Evropian.

Rregullatori irlandez i mbrojtjes së të dhënave gjobiti platformën e biznesit LinkedIn me 310 milionë euro për përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale të përdoruesve në Bashkimin Evropian, të cilat i përdori për reklama të synuara.

Rregullatori po kërkon gjithashtu nga LinkedIn, një kompani në pronësi të Microsoft, të sjellë përpunimin e të dhënave të saj në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR).

Zëvendës komisioneri i rregullatorit irlandez, Graham Doyle, tha në një deklaratë se përpunimi i të dhënave personale pa bazën e duhur ligjore, përfaqëson një shkelje të qartë dhe serioze të së drejtës themelore të subjektit për mbrojtjen e të dhënave.

Kompania LinkedIn tha se rasti i kontestuar i referohet vitit 2018 dhe shtoi se do të jetë në përputhje me rregullat evropiane brenda afatit të caktuar, shkruan Bloomberg.

LinkedIn, si shumë kompani të tjera të mëdha të teknologjisë, ka selinë e tij evropiane në Irlandë, që do të thotë se rregullatorët lokalë kanë për detyrë të zbatojnë rregullat e BE-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat