Microsoft akuzoi Google: Ata po drejtojnë një fushatë të fshehur

Teknologji

Microsoft akuzoi Google: Ata po drejtojnë një fushatë të fshehur

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Microsoft dhe Google janë në një fazë të re konflikti.

Google po zhvillon një fushatë të fshehur kundër kompanisë sonë në Evropë për të na diskredituar me rregullatorë, njoftuan përfaqësuesit e Microsoft.

Avokatja e Microsoftit, Rima Alaili, shkroi në një blog se Google punësoi një firmë që bind kompanitë evropiane të kompjuterit cloud të përfaqësojnë interesat e Google, raporton CNBC.

Një grup i krijuar artificialisht pas Google do të prezantohet këtë javë, me qëllim që të diskreditojë Microsoftin me autoritetet e konkurrencës dhe politikëbërësit në Evropë dhe të mashtrojë publikun, pohoi Alaili.

Sipas saj, Google u përpoq të mbulonte se ishte pas projektit duke punësuar disa ofrues evropianë të shërbimeve cloud për të shërbyer si fytyra publike e organizatës së re.

Akuzat e papritura publike përfaqësojnë një fazë të re të konfliktit mes dy gjigantëve të teknologjisë, të cilët po luftojnë për ndikim në infrastrukturën kompjuterike cloud, si dhe në sfera të tjera, shtoi kompania amerikane e medias. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat