Shqiptarja që punon për Microsoft: Arritje për mua

Teknologji

Shqiptarja që punon për Microsoft: Arritje për mua

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 08:51
Florida Doçi

U largua nga Shqipëria 15 vite më parë, kur mbaroi gjimnazin, ndërsa sot punon në Microsoft. Florida Doçi, emri i së cilës i bashkohet listës së shqiptarëve që po korrin sukses nëpër botë, nisi rrugëtimin në Universitetin e Windsor-it në Kanada ndërsa tani që punon si kërkuese shkencore në Microsoft.

Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, Florida tregoi se për të është një arritje e madhe që t’i bashkohet stafit të Microsoft.

“Kënaqësi të punoj me Microsoft dhe të drejtoj AI, produktet e ndryshme të Microsoft që lidhen me bashkëpunimin dhe produktivitetin. Është një arritje personale, profesionale. Kam jetuar në Shqipëri deri pas gjimnazit, dhe i përkas brezit ku kompjuterët ishin një luks nëpër shkolla,. Kemi mësuar produktet e Microsoft nëpërmjet tabelave të zeza dhe për dikë si unë që ka mësuar në mënyrë të tillë, është arritje akoma më e veçantë, sidomos në një fushë si Inteligjenca Artificiale.”, tregoi ajo.

Florida kreu studimet në Universitetin e ëindsor-it, ku mori dy diploma në Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike e Bioteknologji. Më pas nisi studimet Master në Shkenca Ndërdisiplinare të Shëndetit në Universitetin e Otavës.

Aktualisht, po kryen doktoraturën në Shëndetin e Popullatës në të njëjtin universitet. Florida njihet gjithashtu edhe për kontributet e saj në hulumtime shkencore, dhe ka fituar çmime dhe bursa. Punimet e saj janë prezantuar në konferenca ndërkombëtare dhe publikuar në revista shkencore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat