OpenAI ka punësuar ish-inxhinieren e harduerit të Meta-s.
Caitlin Kalinowski, e cila shërbeu si drejtuese e syzeve AR të Meta-s deri në korrik, tha se ajo po i bashkohej OpenAI për të udhëhequr përpjekjet e robotikës dhe pajisjeve të konsumatorit të kompanisë, shkruan yahoonews.
“Në rolin tim të ri, fillimisht do të fokusohem në punën dhe partneritetet e robotikës së OpenAI për të ndihmuar në sjelljen e AI në botën fizike dhe për të zhbllokuar përfitimet e saj për njerëzimin”, tha Kalinowski.
“Faleminderit OpenAI, Sam, Kevin Weil, PW, dhe miqve dhe kolegëve të mi në inxhinieri dhe më gjerë”, shtoi ajo.
Bëhet e ditur se në Meta, Kalinowski mbikëqyri krijimin e Orionit.
Analistët dhe konsumatorët kanë pritur me entuziazëm syzet, të cilat u zbuluan në eventin “Meta’s Connect” në shtator.
Megjithatë, kompania ende nuk ka shpallur një datë zyrtare të prezantimit të Orion.
Ndryshe, punësimi vjen mes shenjave që OpenAI po riinveston në përpjekjet robotike.