Netflix ka vendosur të ndërpresë disa nga përmbajtjet e tij.
Platforma e njohur e transmetimit do të heqë qafe një pjesë të madhe të përmbajtjes së saj interaktive, pra deri në 20 nga 24 “specialet interaktive” ekzistuese.
Ndryshimi hyn në fuqi më 1 dhjetor dhe spastrimi do t’i mbijetojë “Black Mirror: Bandersnatch”, “Unbreakable Kimmy Schmidt: Kimmy vs. the Reverend”, “Ranveer vs. Wild with Bear Grylls” dhe “You vs. Wild .”
Disa speciale, nga ana tjetër, do të ndërpriten, gjë që është një fund mjaft i palavdishëm për një teknologji që dikur kishte shumë premtime.
Zëdhënësja e kompanisë, Chrissy Kelleher tha për The Verge se funksioni “i shërbeu qëllimit të tij, por do të kufizohet tani e tutje pasi Netflix fokusohet në përparimet teknologjike në fusha të tjera”.