WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë këtë opsion

Teknologji

WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë këtë opsion

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 21:43
WhatsApp

Versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android përfshin një buton që ju dërgon direkt te aplikacioni juaj i fotove dhe videove.

Kjo veçori është ende në testim, kështu që nuk është ende e disponueshme për publikun, shkruajnë mediat e huaja.

Tani për tani, nëse doni të ndani diçka nga fotot tuaj në WhatsApp, duhet të klikoni në ikonën e kamerës ose te menuja ku keni një sërë opsionesh të ndryshme.

Edhe pse është mirë që keni opsione të ndryshme, nuk është një gjë e shpejtë nëse thjesht dëshironi të dërgoni një foto ose video.

Andaj, WhatsApp po punon për qasje më të thjeshtë në fotot tuaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat