Klodeta Janaqi, vajza që u diplomua me medalje në financë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar se pas Fakultetit, nisi punë në një bankë, por shtoi se nga sjellja burokratike hoqi dorë.
Gjithashtu ajo u shpreh se aplikoi për të studiuar në Amerikë, për të nisur më pas studimet për data sciencë dhe pas asaj ditë, jeta e saj u fokusua drejt shkencës.
“U transferova në Amerikë, ku studiova. Degët i zgjodha vetë dhe krijova profilin e ri që doja të kisha. Studioja në Massachussets dhe punoja si asistente e dy profesorëve. Gjysma e studimeve rastisi edhe COVID dhe isha më shumë kohë brenda”, u shpreh ajo.
Më tej u shpreh se mori një ftesë nga Google për të “transferuar” në botën e kodimeve.
“Së bashku me dy profesorë të mi patentuam një produkt ku edhe sot përdoret, njihet puna jonë”, tregoi Klodeta Janaqi, duke u shprehur se punon në Google Cloud, ku ka të bëjë kryesisht me kodimet dhe parashikimet në bizneset e Google.