Platforma e mediave sociale Bluesky ka parë më shumë se 700,000 përdorues të rinj në javën që nga zgjedhjet në SHBA.
Kjo pasi, sipas pretendimeve të mediave të huaja, përdoruesit kërkojnë t’i shpëtojnë dezinformatave dhe postimeve fyese në X.
Fluksi, kryesisht nga Amerika e Veriut dhe Britania e Madhe, ka ndihmuar Bluesky të arrijë 14.5 milionë përdorues në mbarë botën, nga 9 milionë në shtator, tha kompania.
Studiuesi i mediave sociale Axel Bruns tha se platforma ofronte një alternativë ndaj X-it, dikur Twitter, duke përfshirë një sistem më efektiv për bllokimin ose pezullimin e llogarive problematike dhe kontrollimin e sjelljeve të dëmshme.
“Është bërë një strehë për njerëzit që duan të kenë përvojën e mediave sociale që ofronte Twitter, por pa të gjithë aktivizmin e ekstremit të djathtë, keqinformimin, gjuhën e urrejtjes, robotët dhe gjithçka tjetër”, tha ai.
Bluesky filloi si një projekt brenda Twitter, por u bë një kompani e pavarur në 2022, dhe tani është kryesisht në pronësi të shefit ekzekutiv Jay Graber.
Platforma ka përfituar më parë nga pakënaqësia me X dhe pronarin e saj miliarder, Elon Musk, i cili është i lidhur ngushtë me fushatën e suksesshme zgjedhore të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.