Pronari i platformës X, Elon Musk ka reaguar ndaj vendimit të gazetës së madhe britanike, The Guardian për tu larguar nga ky rrjet social.
Miliarderi afrikano-amerikan e quajti të përditshmen britanike si “të parëndësishme dhe një makinë propagande dhe shumë e turpshme”.
“Janë të parëndësishëm”, ka shkruar ai teksa i është përgjigjur një lajmi për vendimin e theguardian.
Ndërkohë, gazeta gjatë ditës ka bërë të ditur arsyet se pse po largohet nga kjo platformë që është në pronësi të 53-vjeçarit, i cili së fundmi u bë e ditur se do të mbajë një pozitë të rëndësishme në administratën e presidentit të ri amerikan, Donald Trumpit.
“Është diçka që e kemi shqyrtuar prej kohësh duke pasur parasysh përmbajtjen shpesh shqetësuar të promovuar ose gjetur në platformë, duke përfshirë teoritë e konspiracionit të ekstremit të djathtë dhe racizmin”, shkruante në njoftimin e gazetës me seli në Londër.
“Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA shërbeu vetëm për të nënvizuar atë që e kemi shqyrtuar për një kohë të gjatë: se X është një platformë mediatike toksike dhe se pronari i saj, Elon Musk, ka qenë në gjendje të përdorë ndikimin e saj për të formësuar diskursin politik”, tha ndër tjerash The Guardian.
Ndryshe, gazeta ka më shumë se 80 llogari në X me afro 27 milionë ndjekës.