Yahoo prezanton aplikacionin e ri Mail të fokusuar në AI

Teknologji

Yahoo prezanton aplikacionin e ri Mail të fokusuar në AI

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Yahoo është emri tjetër i madh në industrinë e teknologjisë që ka filluar të fokusohet në veçoritë me Al.

Përvoja e re e aplikacionit që përmban aftësi të fuqizuara nga AI është krijuar posaçërisht për të ndihmuar përdoruesit të ndërveprojnë me lehtësi me emailet e etyre.

Aplikacioni i ri Mail mund të përmbledhë mesazhet, të sugjerojë hapat e ardhshëm, si dhe t’i ndihmojë përdoruesit të shkruajnë emaile, shkruajnë mediat e huaja.

Më e rëndësishmja, Yahoo shtoi një veçori të re që e bën shumë më të lehtë pastrimin e emaileve të vjetra.

Përdoruesve tani u kërkohet të fshijnë, arkivojnë ose shënojnë emailet si të lexuara.

Është e rëndësishme të përmendet se disa veçori do të shpërndahen për përdoruesit më vonë këtë vit dhe se përvoja e re e aplikacionit Yahoo Mail është e disponueshme tani për përdoruesit e iOS në SHBA.

Ndërsa Yahoo konfirmoi se aplikacioni përfundimisht do të shpërndahet në mbarë botën dhe në platforma shtesë, ajo nuk dha asnjë afat kohor se kur do të ndodhë kjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat