Spotify tashmë u ofron të interesuarve një shumëllojshmëri të librave audio, por shërbimi i transmetimit dëshiron të bëjë edhe më shumë në lidhje me ata që duan të dëgjojnë librat e tyre të preferuar.
Që kur shtoi libra audio në shërbimin e saj në vitin 2022, Spotify vazhdoi të rritet.
Së fundmi, shërbimi i transmetimit njoftoi se ka nënshkruar një partneritet me Bloomsbury Publishing për të shtuar 1000 tituj të rinj në katalogun e librave audio, shkruajnë mediat e huaja.
“Ndërsa festojmë përvjetorin e një viti të Audiobooks in Premium, nuk ka mënyrë më të mirë për të ndërtuar momentin tonë sesa me shtimin e bibliotekës së dashur të Bloomsbury. Ky partneritet na lejon të zgjerojmë grupin tonë të autorëve dhe t’u japim dëgjuesve një gamë edhe më të gjerë titujsh për t’i shijuar, duke bërë një hap tjetër përpara në qëllimin tonë për përvojën e librit audio”, tha Duncan Bruce, Drejtor i Partneriteteve dhe Licencimit të Audiolibrave në Spotify.
Bëhet e ditur se ndër titujt e rinj të shtuar në katalogun e librave audio, ka tituj të rëndësishëm nga autorë të mirënjohur si Sarah J. Maas, William Dalrymple, Alan Moore, Madeline Miller, Dan Jones, Samantha Shannon dhe Ann Patchett.
Ndryshe, që nga prezantimi i librave audio, Spotify u ka paguar qindra miliona dollarë botuesve çdo vit.
Shërbimi i transmetimit zbuloi se tani ka një audiencë globale prej më shumë se 615 milionë dëgjues.