CEO i Nvidia thotë se ne jemi ende disa vite larg nga një AI të cilës mund t’i ‘besojmë shumë’

Teknologji

CEO i Nvidia thotë se ne jemi ende disa vite larg nga një AI të cilës mund t’i ‘besojmë shumë’

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 14:26
CEO i Nvidia, Jensen Huang

CEO i Nvidia, Jensen Huang tha se Inteligjenca Artificiale (Al) e sotme nuk jep përgjigjet më të mira dhe se bota është ende “disa vite larg” nga një AI të cilës mund t’i “besojmë shumë”.

“Sot, përgjigjet që kemi nuk janë më të mirat”, tha Huang.

“Ne duhet të arrijmë në një pikë ku përgjigjes që ju merrni, i besoni në masë të madhe. Dhe kështu mendoj se jemi disa vite larg të qenit në gjendje ta bëjmë këtë”, shtoi ai, shkruan Business Insider.

Bëhet e ditur se modelet e mëdha gjuhësore, si ChatGPT, kanë avancuar në mënyrë eksponenciale në vitet e fundit në aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve komplekse, por ato ende kanë kufizime.

Halucinacioni, ose dhënia e përgjigjeve të rreme ose fiktive, është një problem i vazhdueshëm me chatbotet e AI.

OpenAI, i parë gjerësisht si lideri i garës së AI, u padit vitin e kaluar nga një drejtues radiofonik pasi ChatGPT krijoi një ankesë ligjore të rreme për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat