SpaceX i Elon Musk fiton kontratën 843 milionë dollarëshe për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Teknologji

SpaceX i Elon Musk fiton kontratën 843 milionë dollarëshe për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 07:30
Elon Musk

SpaceX ka fituar kontratën që do të ndihmonte në shkatërrimin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar të NASA-s, dhe kjo pritet të ndodhë më shpejtë se që është menduar më herët.

E ndërtuar në vitin 1998, ISS u krijua në bashkëpunim me NASA, Roscosmos (Rusi), ESA (Evropë), JAXA (Japoni) dhe CSA (Kanada).

Që prej atëherë u ka mundësuar shkencëtarëve të kryejnë eksperimente që nuk mund të jenë kryer nga ndonjë vend tjetër – që duke qëndruar rreth 300 kilometra mbi Tokë.

Agjencia amerikane hapësinore e përshkroi ISS si një arritje të madhe që u ndihmoi të kryejnë hulumtime në hapësirë.

Por ky stacion nuk u ndërtua për të qëndruar përgjithmonë, ku “jetëgjatësia” e tij pritet të skadojë më 2030. NASA do ta lë ISS-in që t’i afrohet ngadalë Tokë, 18 muaj pasi operacionet në të të marrin fund.

Më pas, një anije kozmike do të lidhet me ISS dhe do të përdorë shtytësit e saj për të çuar stacionin hapësinor drejt Tokës. Dhe është SpaceX e Elon Musk që ka siguruar kontratën prej 843,000,000 dollarë për të kryer punët.

Një version i modifikuar i fluturakes të SpaceX Dragon, që ka fuqi katër herë më të madhe sesa fluturakja e zakonshme Dragon do ta përfundojë punën e paraparë me kontratë.

E një raketë Falcon Heavy pritet të lansohet nga qendra hapësinore Kennedy në Florida më 25 korrik të vitit 2028. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat