OpenAI nis abonimin 200 dollarë në ChatGPT për qëllime kërkimore

Teknologji

OpenAI nis abonimin 200 dollarë në ChatGPT për qëllime kërkimore

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Kompania OpenAI ka prezantuar një version të chatbotit popullor ChatGPT me një abonim mujor prej 200 dollarësh, i cili mund të përdoret në fushat inxhinierike dhe për kërkime. Qëllimi i kompanisë është të zgjerojë aplikimin industrial të teknologjisë së saj.

Një nivel i ri i quajtur ChatGPT Pro është shtuar në abonimet ekzistuese, të cilat përfshijnë ChatGPT Plus, Team dhe Enterprise.

Ai nënvizon ambiciet e kompanisë për të komercializuar më tej teknologjinë e saj, e cila ka nxitur “bumin e AI”.

ChatGPT Pro do të sigurojë qasje në mjetet më të avancuara OpenAI, duke përfshirë qasje të pakufizuar në modelin e ri të arsyetimit o1, si dhe o1 mini, GPT-40 dhe zërin e avancuar.

Abonimi përfshin gjithashtu 01 pro mod, një version që përdor fuqi shtesë kompjuterike për të zgjidhur pyetje më komplekse.

OpenAI thekson se 01 pro mod ka performancë më të mirë në standardet e mësimit të makinerive në matematikë, shkencë dhe kodim krahasuar me versionet o1 dhe o1-preview. 

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat