Facebook, Messenger dhe Instagram janë rikthyer pasi përkohësisht ranë nga sistemi.
Rifunksionimi i këtyre aplikacioneve ndodhi disa orë pas rënies së tyre nga sistemi.
Reagon Facebook: Kemi probleme, po punojmë për t’i zgjidhur
Facebook ka njoftuar se ka një problem teknik për disa përdorues të këtij rrjeti social.
“Përshëndetje miq. Jemi të vetëdijshëm se një problem teknik po ndikon në aftësinë e disa përdoruesve për të hyrë në Facebook. Po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”, thuhet në njoftim.
Nuk funksionojnë Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Facebook ka rënë, Instagram dhe Messenger gjithashtu kanë telashe të mëdha.
Edhe WhatsApp raportohet se ka probleme të mëdha, njoftojnë një numër i madh përdoruesish në mbarë botën, shkruan forbes.
Përdoruesit në Kosovë po ashtu kanë probleme të mëdha për t’u identifikuar në Facebook – ata që janë ç’kyçur nga llogaritë e tyre nuk mund të hyjnë përsëri ndërsa ata që tashmë janë identifikuar nuk mund të bëjnë asgjë.
Disa përdorues ankohen gjithashtu se nuk mund të dërgojnë mesazhe në WhatsApp si dhe në Messenger.
Në faqen Downdetector, e cila regjistron probleme me faqet e internetit, shihet se një numër i madh njerëzish raportojnë se Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp nuk po punojnë për ta.