Testi i ri me AI mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën më të hershme

Teknologji

Testi i ri me AI mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën më të hershme

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 10:32
Bëhet e ditur se këto ndryshime nuk janë të dallueshme me testet ekzistuese.

Një test i ri mund të zbulojë kancerin e gjirit në fazën e tij më të hershme, duke përdorur ekzaminimin me laser dhe Inteligjencën Artificiale (Al).

Testi i shpejtë dhe jo-invaziv kërkon ndryshime delikate në qarkullimin e gjakut që ndodhin gjatë fazave fillestare të kancerit të gjirit, të njohur si faza 1a, sipas ekipit të Universitetit të Edinburgut.

Bëhet e ditur se këto ndryshime nuk janë të dallueshme me testet ekzistuese.

Sipas ekipit, metoda e tyre e re e cila u raportua në një studim në Journal of Biophotonics, mund të përmirësojë zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe të hapë rrugën për të testuar forma të shumta të kancerit, shkruan skynews.

“Shumica e vdekjeve nga kanceri ndodhin pas një diagnoze në fazën e vonë pasi simptomat bëhen të dukshme”, tha Dr. Andy Downes i cili drejtoi studimin.

“Diagnoza e hershme është çelësi dhe më në fund kemi teknologjinë e kërkuar”, shtoi Downes.

Siç raportohet, aktualisht testet e kancerit të gjirit mund të përfshijnë një ekzaminim fizik, skanime me rreze X ose ultratinguj ose biopsi.

Ndërsa testi i ri funksionon duke drejtuar rrezet laser në plazmën e gjakut të marrë nga pacientët.

Rezultatet analizohen më pas për të zbuluar ndryshime të vogla në përbërjen kimike të qelizave dhe indeve, të cilat janë tregues të hershëm të sëmundjes.

Më pas, AI përdoret për të interpretuar rezultatet.

Në studimin që përfshin 12 mostra nga pacientë me kancer gjiri dhe 12 kontrolle të shëndetshme, teknika ishte 98% efektive në identifikimin e kancerit të gjirit në fazën 1a.

Ndryshe, teknika e laserit është përdorur në ekzaminime të tjera të kancerit, duke përfshirë kancerin e zorrëve, por kjo është hera e parë që përdoret si një mjet diagnostikimi i hershëm.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat