Nga kush varet tani e ardhmja e TikTok në SHBA?

Teknologji

Nga kush varet tani e ardhmja e TikTok në SHBA?

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Po i numëroni ditët deri në 19 janar 2025?

Kjo është dita kur TikTok – aplikacioni i popullarizuar i videove të shkurtra që 170 milionë amerikanë përdorin çdo muaj – është gati të ndalohet në SHBA.

Por, TikTok “nuk do të zhduket” menjëherë.

Le të bëjmë një hap prapa dhe të shohim pse dhe si.

Siç e dini, vetëm disa ditë më parë TikTok dhe kompania e tij mëmë, ByteDance, paraqitën një mocion urgjent, duke kërkuar të vonojnë ligjin që ndalon aplikacionin, shkruajnë mediat e huaja.

Tani, Departamenti i Drejtësisë (DD) ka kundërshtuar, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit të refuzojë kërkesën urgjente të TikTok.

ByteDance paralajmëroi se pa ndërhyrje, ligji do të mbyllte në mënyrë efektive aplikacionin me një audiencë të madhe.

Në të kundërt, DD argumentoi se vonimi i ligjit do të minonte sigurinë kombëtare, duke pohuar se “kontrolli i vazhdueshëm kinez i aplikacionit TikTok përbën një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë kombëtare”.

Por, DD pretendon se nëse ndalimi hyn në fuqi më 19 janar, “nuk do të ndalojë drejtpërdrejt përdorimin e vazhdueshëm të TikTok” nga përdoruesit që e kishin shkarkuar.

Megjithatë, efekti i ligjit “përfundimisht do të jetë që aplikimi të bëhet i pafuqishëm”.

Ndryshe, të premten e kaluar, një panel prej tre gjyqtarësh mbështeti ligjin, duke i lënë aplikacionit gjashtë javë kohë për të vendosur.

E nëse Gjykata Supreme nuk ndërhyn, e ardhmja e TikTok mund të varet nga vendimi i presidentit Joe Biden për të dhënë një zgjatje 90-ditore të afatit.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat