Kongresi paralajmëron Apple dhe Google për ndalimin e TikTok-ut nga janari

Teknologji

Kongresi paralajmëron Apple dhe Google për ndalimin e TikTok-ut nga janari

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 07:05
Ilustrim

Kryetari dhe demokrati kryesor i komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Kinën u tha CEO-ve të Alphabet dhe Apple, se ata duhet të jenë gati për ta hequr TikTok nga dyqanet e tyre të aplikacioneve në SHBA më 19 janar.

Javën e kaluar, Gjykata e Apelit në SHBA mbështeti një ligj që kërkon që ByteDance me bazë në Kinë të heqë dorë nga TikTok në SHBA ose të përballet me një ndalim.

“Kongresi ka vepruar me vendosmëri për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe për të mbrojtur përdoruesit amerikanë nga Partia Komuniste Kineze. Ne i bëjmë thirrje TikTok që të kryejë menjëherë një shitje të kualifikuar”, deklaruan ligjvënësit.

Raportohet se të hënën, ByteDance dhe TikTok bënë një ofertë urgjente për të bllokuar përkohësisht ligjin në pritje të një shqyrtimi nga Gjykata Supreme në SHBA, shkruan Reuters.

Por, bëhet e ditur se nëse ndalimi hyn në fuqi më 19 janar, ai “nuk do të ndalojë drejtpërdrejt përdorimin e vazhdueshëm të TikTok” nga përdoruesit e Apple ose Google që e kanë shkarkuar tashmë.

Por ndalimet për ofrimin e mbështetjes “përfundimisht do ta bëjnë aplikacionin të pafuqishëm”.

Ndryshe, ByteDance dhe TikTok vunë në dukje se presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar të parandalojë ndalimin e aplikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat