xAI i Elon Musk ofron qasje falas në chatbotin Grok-2

Teknologji

xAI i Elon Musk ofron qasje falas në chatbotin Grok-2

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 18:40
xAI i Elon Musk ofron qasje falas në chatbotin Grok-2

Startupi me Al i Elon Musk, xAl ka njoftuar se versioni i ri i chatbotit Grok-2 do të jetë i disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit e X.

“Si gjithmonë, përdoruesit Premium dhe Premium+ marrin kufij më të lartë përdorimi dhe do të jenë të parët që do të kenë qasje”, tha startupi me Al.

Bëhet e ditur se xAl ka testuar në heshtje një version të ri të modelit Grok-2 gjatë javëve të fundit.

Ndryshe, xAl thuhet se arriti një vlerësim prej 50 miliardë dollarësh vetëm 16 muaj pas themelimit të saj në korrik 2023, shkruan Reuters.

Tani vlen më shumë se sa ka paguar miliarderi Musk për të blerë Twitter.

Siç raportohet, xAI po fiton tërheqje në sektorin konkurrues të AI dhe tani vlerësohet më i lartë se startupet e tjera si Anthropic (me vlerë 19 miliardë dollarë) dhe Perplexity (me 2.8 miliardë dollarë).

xAI ka zhvilluar chatbotin me Al, Grok.

Grok pozicionohet si një konkurrent i ChatGPT të OpenAI, Gemini të Google dhe Claude të Anthropic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat