Një raport i ri nga Mark Gurman i Bloomberg, thotë se Apple po punon në një iPad masiv të palosshëm, potencialisht pajisja e ardhshme e madhe e kompanisë.
Megjithatë, kjo nuk është një diçka e re.
Kompanitë si Microsoft dhe Lenovo kanë eksperimentuar me pajisje me ekran të dyfishtë dhe të palosshme në të kaluarën.
Por, qasja e Apple synon të jetë ndryshe, duke u fokusuar në një dizajn që duket dhe ndjehet si një fletë e vetme xhami kur shpaloset, shkruajnë mediat e huaja.
Gjiganti i teknologjisë po zhvillon një pajisje të ngjashme në madhësi me një iPad të madh të cilin supozohet se do ta prezantojë në vitin 2028.
Është ende e paqartë se çfarë sistemi operativ do të përdorë kjo pajisje, por mund të jetë iPadOS ose një variant i tij.
Ndërsa mund të mos jetë një hibrid i plotë iPad-Mac, pritet të ketë veçori nga të dyja.
Gurman pretendon se deri në vitin 2028, iPadOS duhet të jetë mjaft i fuqishëm për të ekzekutuar aplikacionet macOS, ndërkohë që do të mbështesë akoma aksesorët e iPad si Apple Pencil.
Duhet të theksohet se ky iPad i palosshëm nuk është e vetmja gjë në të cilën Apple po punon.
Kompania po eksploron gjithashtu në iPhone të palosshëm.