Dëshironi të dini se çfarë po fluturon sipër jush? Ka aplikacione për këtë

Teknologji

Dëshironi të dini se çfarë po fluturon sipër jush? Ka aplikacione për këtë

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Me këto aplikacione – ose faqet e tyre të internetit – mund të hapni një hartë të vendndodhjes suaj dhe të shihni trafikun ajror sipër jush, së bashku me detaje rreth aeroplanëve individualë, si lartësia, shpejtësia dhe destinacioni i tij.

Ju gjithashtu mund të shihni një kod që tregon linjën ajrore të aeroplanit ose një kod regjistrimi për aeroplanët privatë.

Me FlightRadar24 dhe Plane Finder, ju gjithashtu mund ta drejtoni kamerën e telefonit drejt një aeroplani në qiell dhe aplikacionet do t’ju tregojnë për të.

Bëhet e ditur se Flightradar24 në çdo ditë të caktuar, mund të gjurmojë më shumë se 200,000 aeroplanë nëpër qiell, shkruan CNN.

Dhe ndjekja e këtyre mjeteve të transportit është bërë një hobi për disa njerëz; për shembull, në gusht 2022, kur një aeroplan i Forcave Ajrore të SHBA-së që mbante kryetaren e atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u ul në Tajvan, më shumë se 700,000 njerëz e panë ngjarjen në kohë reale nëpërmjet Flightradar24.

Këto aplikacione funksionojnë duke mbledhur të dhënat që shumica e aeroplanëve transmetojnë në stacionet tokësore, si dhe satelitët dhe burimet e tjera të të dhënave.

Por nëse keni vështirësi në identifikimin e një aeroplani në aplikacion, mund t’ju duhet të zmadhoni hartën – ekspertët thonë se aeroplanët janë shpesh më larg sesa duken në syrin e njeriut.

Natyrisht, jo çdo aeroplan do të shfaqet në ato platforma – për shembull, disa dronë të vegjël nuk përmbajnë atë lloj teknologjie për të transmetuar vendndodhjet e tyre siç bëjnë ata komercialë.

Disa aeroplanë ushtarakë dhe të profilit të lartë, si Air Force One, janë gjithashtu të bllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat