Pavarësisht sanksioneve, pajisjet e Huawei para Apple, Xiaomi dhe Samsung

Teknologji

Pavarësisht sanksioneve, pajisjet e Huawei para Apple, Xiaomi dhe Samsung

Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Sipas raportit të Korporatës Ndërkombëtare të të Dhënave (IDC), gjatë tre tremujorëve të parë të vitit 2024, Huawei zuri vendin e parë në tregun global të pajisjeve të prodhuara për nga numri i njësive të dërguara.

Ky viti për Huawein është i suksesshëm veçanërisht për sa i përket orëve, pavarësisht sanksioneve me të cilat po përballen. Kështu, promovimi i sistemeve të monitorimit të jetesës së shëndetshme, shëndetit dhe fitnesit me dizajn modern dominoi tregun gjatë tre tremujorëve të vitit 2024.

Krahasuar me vitin e kaluar, Huawei shënoi një rritje prej 44.3 për qind, dhe pjesa e tyre në treg ishte 16.9 për qind.

Gjatë vitit 2024, Huawei prezantoi tre lloje të orëve, përkatësisht Watch Fit 3, seritë Huawei GT 5 dhe orët inteligjente Huawei Watch D2.

D2 është një pajisje jo-mjekësore për monitorimin gjithëpërfshirës të shëndetit me aftësinë për të matur presionin e gjakut, Watch Fit 3 është pasuruar me funksionet e monitorimit të kalorive dhe analizës së ushqimit të kombinuara me dizajnin, si dhe me Watch GT 5 të ri që kombinon sistemin TruSense me funksionet sportive dhe një dizajn i veçantë që i ka sjellë kësaj kompanie njohjen mediatike globale.

Progres u regjistrua në Evropë, Amerikën Latine, rajonin e Azisë-Paqësorit, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe Mo Farah dhe Pamela Reif punuan në promovime në Barcelonë, Dubai dhe Brazil.

Kur flasim për numra, Huawei ka dërguar 23.6 milionë pajisje, Apple 22.5, Xiaomi 20.5, Samsung 11.5 milionë pajisje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat