Pa timon dhe pa pedale, Cybercab i Teslas mund të drejtohet me një kontrollues të ngjashëm me Xbox

Teknologji

Pa timon dhe pa pedale, Cybercab i Teslas mund të drejtohet me një kontrollues të ngjashëm me Xbox

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Tesla Cybercab tronditi botën kur u shfaq për herë të parë pa asnjë lloj kontrolli tradicional të shoferit.

Pa asnjë një timon, pa pedale – askush në ulësen e përparme që të vendosë duart për të kontrolluar veturën.

Rezulton se zgjidhja e Teslas është të pilotojë veturën si një videolojë.

Sipas një raporti nga AutoEvolution, metoda super sekrete e Teslas është një kontrollues i vogël loje i ngjashëm me Xbox që futet në veturë për ta drejtuar.

Gjithashtu, dihet se kompania po punon për të zhvilluar një flotë operatorësh robotaksi.

Këta operatorë ka të ngjarë të kontrollojnë automjetin nga distanca për të rregulluar problemet e sigurisë ose të navigimit që Robotaksitë nuk janë në gjendje t’i kapërcejnë vetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat