​Zbulohet varianti i ri i Mpox në Belgjikë

Teknologji

​Zbulohet varianti i ri i Mpox në Belgjikë

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 21:08
Mpox

Një variant i ri i lisë së majmunit Mpox u zbulua në një pacient në rajonin Wallonia të Belgjikës.

Sipas Institutit Shëndetësor “Sciensano”, ky është rasti i parë i një varianti të ri të Mpox në Belgjikë.

Pacienti është infektuar si pasojë e kontaktit seksual me një person që kishte simptoma të virusit në Afrikë dhe se personi ishte izoluar para se diagnostikohej.

Varianti i ri që u zbulua në Belgjikë është më ngjitës se variantet e mëparshme të virusit.

Më 14 gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Mpox "urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar".

Virusi ishte zbuluar më parë në Gjermani, Suedi, Britani të Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende aziatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat