Kjo është arsyeja pse CEO i Google thotë se viti 2025 do të jetë një vit kritik për kompaninë

Teknologji

Kjo është arsyeja pse CEO i Google thotë se viti 2025 do të jetë një vit kritik për kompaninë

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Brenda pak ditësh, do të hyjmë në vitin 2025 dhe Google do të nisë një vit “kritik” sipas Alphabet dhe CEO të kompanisë Sundar Pichai.

Bëhet e ditur se Google përballet me mundësinë që të shesë Chrome, masë kjo e propozuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Përveç betejave në frontet rregullatore, ligjore dhe konkurruese, Google duhet të luftojë kundër kompanive tjera të teknologjisë për të parë se kush do të përfundojë si lider në Al.

Mediat e huaja raportojnë se kompania po investon para të mëdha në modelin e tij me AI të quajtur Gemini dhe së fundmi lëshoi ​​​​një aplikacion Gemini për përdoruesit e iOS.

Ndërkohë, Google Search mbetet motori më i mirë i kërkimit në botë, megjithëse AI mund të jetë e ardhmja e kërkimit.

Më 18 dhjetor, Google mbajti një takim strategjik në selinë në Mountain View California për të diskutuar vitin e ardhshëm.

Disa që nuk mund të merrnin pjesë, u regjistruan virtualisht në takim.

Nga audioja e marrë nga CNBC, u kuptua se Google duhet të fokusohet në gjetjen e mënyrave për të zhbllokuar AI dhe për ta përdorur atë për të zgjidhur problemet e përdoruesve.

Ndryshe, 2024 ishte një vit i vështirë për Google.

Në gusht, një gjykatës federal vendosi se kompania ka një monopol në kërkim.

Në një rast tjetër, Google u akuzua nga DD për dominim të paligjshëm të teknologjisë së reklamave në internet.

Tani pret vendimin e gjyqtarit për atë rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat