TikTok ndëshkohet në Venezuelë, shkak sfidat që çuan në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme

Teknologji

TikTok ndëshkohet në Venezuelë, shkak sfidat që çuan në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

TikTok është ndëshkuar në Venezuelë për sfidat virale që çojnë në vdekjen e përdoruesve të kësaj platforme.

Gjykata më e lartë e Venezuelës vendosi që TikTok nuk mori masat e nevojshme dhe adekuate, për të parandaluar përhapjen e sfidave virale.

Autoritetet e këtij vendi identifikojnë pikërisht këto sfida virale si fajtorin kryesor për vdekjen e tre adoleshentëve, të cilët thithën kimikate toksike.

Një gjykatë në Venezuelë thuhet se i ka dhënë ByteDance tetë ditë për të paguar një gjobë prej 10 milionë dollarësh. Gjithashtu, kompania u urdhërua të krijonte një zyrë në Venezuelë.

Venezuela do t’i përdorte ato para për të “krijuar një themel për viktimat e TikTok, që synon të kompensojë dëmtimin psikologjik, emocional dhe fizik të përdoruesve, veçanërisht nëse këta përdorues janë fëmijë dhe adoleshentë”, tha gjyqtarja Tanja Damelio.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat