Duke filluar nga muaji i ardhshëm, përdoruesit do të jenë në gjendje të marrin me qira pajisje Samsung duke përdorur shërbimin AI Subscription Club të kompanisë.
Samsung prezantoi shërbimin AI Subscription Club në Korenë e Jugut muajin e kaluar.
Ky opsion i lejon përdoruesit të abonohen, pra të marrin me qira pajisjet shtëpiake të kompanisë, pa pasur nevojë t’i blejnë ato. I njëjti shërbim do të jetë i disponueshëm për telefonat dhe tabletët Samsung në periudhën e ardhshme.
Duke filluar nga shkurti, shërbimi AI ʻSubscription Club do të jetë i disponueshëm për telefonat dhe tabletët Samsung Galaxy që kanë veçori të mundësuara nga inteligjenca artificiale.
Samsung nuk ka shpallur ende një plan abonimi për pajisjet e tij Galaxy, por shërbimi mund të jetë i dobishëm për ata që duan të provojnë pajisjet Samsung përpara se t’i blejnë ato me çmimin e plotë.