Mark Zuckerberg kritikon ashpër Apple për disa arsye shumë të forta!

Teknologji

Mark Zuckerberg kritikon ashpër Apple për disa arsye shumë të forta!

Më: 12 janar 2025 Në ora: 00:03
Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg, CEO i Meta-s, ka shprehur kritika ndaj Apple-it, duke e akuzuar kompaninë se ka mbetur “në vend” dhe nuk ka sjellë asnjë inovacion të madh që pas 20 vjetësh të lançimit të iPhone-it. Në një intervistë në podcast-in e Joe Rogan, ai e pranoi se iPhone ishte një nga shpikjet më të rëndësishme të kohës, por e kritikoi Apple-n për mungesën e përpjekjeve të mëtejshme inovative.

Zuckerberg theksoi se rritja e iPhone-it dhe zhvillimi i Facebook-ut kanë ndodhur në një periudhë të ngjashme, duke u nisur nga dalja në treg e iPhone-it në vitin 2007 dhe krijimi i Facebook-ut nga ai në vitin 2004. Ai theksoi se Apple ka ndihmuar në krijimin e një platforme globale për aplikacione për telefona, por nuk ka luajtur rol në ndihmën për ndërtimin e vetë telefonëve. Ai shtoi se Apple, duke mbajtur kontroll mbi këtë platformë, ka vendosur rregulla që i konsideron të paarsyeshme, duke përfshirë një taksë 30% për zhvilluesit e aplikacioneve që duan të shesin produktet e tyre në App Store.

Zuckerberg vuri në dukje se ndonëse iPhone është ende shumë i popullarizuar, shitjet mund të jenë duke rënë, pasi secila gjeneratë e re e iPhone-it nuk ka sjellë përmirësime të mëdha për të justifikuar një rinovim të menjëhershëm nga përdoruesit. Ai beson se Apple është duke u mbështetur tek periferikët dhe aksesorët, siç janë AirPods, për të fituar më shumë para, por ka kufizuar konkurrencën duke krijuar protokolle të mbyllura që nuk lejojnë kompani të tjera të ofrojnë produkte të ngjashme.

Një shembull tjetër që Zuckerberg përmendi ishte lidhja e AirPods me iPhone-in. Ai e lavdëroi produktin, por kritikoi Apple për moslejojën e përdorimit të këtij protokolli nga palët e treta, duke e konsideruar këtë si një pengesë për zhvillimin e konkurencës.

Zuckerberg përfundoi se është optimist se Apple, për shkak të mungesës së inovacionit të dukshëm, do të ketë vështirësi në të ardhmen dhe do të mund të zëvendësohet nga një kompani tjetër që do të sjellë produkte më të avancuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat