Anëtari më i ri i NATO-s, Suedia do të testojë teknologjinë e re të dronëve të zhvilluar nga grupi i pajisjeve të mbrojtjes Saab dhe forcat e armatosura të vendit nordik.
Kjo, shkruajnë mediat e huaja, është bërë e ditur të hënën nga ministri i Mbrojtjes, Pal Jonson.
Jonson tha në një konferencë shtypi se ushtria do të testojë teknologjinë, e cila u zhvillua gjatë vitit të kaluar, gjatë stërvitjes së ardhshme Arctic Strike.
“Ne do të duhet të ndërmarrim disa rreziqe për të ndërtuar një aftësi më të fortë mbrojtëse më shpejt se ne normalisht”, citohet të ketë thënë ai.
Jonson tha se teknologjia lejon që “tufat e dronëve” të madhësive të ndryshme të formohen dhe më pas të zgjidhin detyrat në mënyrë autonome.
“Me këto tufa të dronëve është e mundur të kryhet edhe zbulimi, pozicionimi dhe identifikimi”.
Suedia iu bashkua NATO-s në mars 2024 si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për të arritur në 2.6% të PBV-së në vitin 2028, krahasuar me 2.2% në 2024.