Ripërcaktoni komoditetin në shtëpi me produktin Samsung

Teknologji

Ripërcaktoni komoditetin në shtëpi me produktin Samsung

Më: 31 janar 2025 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një nga shqetësimet më të zakonta në një shtëpi me kafshë, ja padyshim qimet që gjenden kudo. Shpesh duket e pamundur të shpëtojmë nga këto dhe gjëjë më e lehtë për të bërë është të heqim dorë. Por këtë keni menduar, para se të njiheni me Samsung Jet 85 Premium një nga fshesat me korrent me performancë të lartë dhe e lehtë për t'u përdorur, ideale për shtëpitë me kafshë shtëpiake. Por le të zbulojmë më poshtë se përse pikërisht ky problem do të ishte arsyeja e blerjes së duhur për ju.

Kjo fshesë me korrent premton një jetëgjatësi baterie prej 60 minutash dhe është e pajisur me kokën Jet Dual Brush, duke kombinuar një rul të butë dhe një furçë të fortë për performancë optimale në lloje të ndryshme dyshemesh. Pra pak rëndësi ka nëse në një dhomë keni parket, në një tjetër një tapet të madh të shtruar apo në kuzhinë apo banjo keni pllaka, këtë pajisje mund ta përdorni në të gjithë shtëpinë.

Ndërtimi dhe ergonomia: një pajisje e lehtë për t'u përdorur

Samsung Jet 85 Premium shquhet për lehtësinë e tij, duke peshuar vetëm 1,44 kg në modalitetin e vakumit në dorë dhe 2,65 kg me tubin dhe kokën e thithjes. Kjo peshë e reduktuar e bën atë një pajisje të lehtë për t'u përdorur, edhe gjatë pastrimeve me "themel" të shtëpisë që zgjasin gjithë ditën. Kjo fshesë me korrent ka një ergonomi të mirëmenduar. Paneli i kontrollit i vendosur në pjesën e pasme lejon kontroll të thjeshtë dhe intuitiv.

Samsung Jet 85 Pet aktivizohet nëpërmjet një butoni qendror, pa modalitetin e ndarjes. Samsung preferon përdorimin e vazhdueshëm që shmang mbajtjen e butonit shtypur gjatë kohës që jeni duke pastruar. Për më tepër, ekrani i integruar tregon jetëgjatësinë e mbetur të baterisë në minuta, duke ofruar një tregues të qartë gjatë përdorimit.

Dizajni inovativ është krijuar për të optimizuar rrjedhën e ajrit dhe efikasitetin. Me këtë fshesë ju do të purifikoni dhe ajrin e shtëpisë falë fuqisë thithëse ekstreme me strukturën me shumë ciklone me efikasitet të lartë të Jet Cyclone. Filtri ultra i imët kap deri në 99,999% të pluhurit, duke përfshirë alergjenët dhe grimcat më të vogla, për të lëshuar vetëm ajër të pastër.

Pra përveç dizajnit, pastrimit të lehtë, funksionalitetit kjo pajisje jo vetëm do të pastrojë çdo sipërfaqe të shtëpisë suaj, por do ta bëjë shtëpinë tuaj një vend më të shëndetshëm për të jetuar.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/al/.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat