WhatsApp thotë se dhjetëra përdorues ishin cak i softuerit izraelit të spiunimit

Teknologji

WhatsApp thotë se dhjetëra përdorues ishin cak i softuerit izraelit të spiunimit

Më: 31 janar 2025 Në ora: 16:10
Një grua përdor telefonin e saj pranë një logoje të aplikacionit WhatsApp. (Fotografi ilustruese nga arkivi)

Softueri i spiunimit i Izraelit, Paragon, i ka shënjëstruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, tha të premten një zyrtar i aplikacionit të Meta-s.

Zyrtari tha për agjencinë e lajmeve Reuters se WhatsApp ia ka dërguar Paragonit një letër duke i kërkuar të ndalojë, pas përpjekjes për hakim.

WhatsApp tha në një komunikatë se kompania “do të vazhdojë ta mbrojë mundësinë e njerëzve për të komunikuar privatisht”.

Paragoni nuk ka dashur të komentojë.

Zyrtari i WhatsApp-it shtoi për Reuters se Paragoni u përpoq t’i hakojë rreth 90 përdorues të kësaj platforme.

Ai nuk tregoi se kush në veçanti ishte në shënjestër dhe nga cilat vende vinin, duke theksuar se cak i hakimit ishte një numër i paspecifikuar i figurave mediatike dhe shoqërisë civile.

Zyrtari theksoi se WhatsApp e “ndali” tentimin për hakimin e përdoruesve të tij.

Ai nuk pranoi të komentojë se si WhatsApp e kuptoi se Paragoni është përgjegjës për hakimin. Ai shtoi se institucionet ligjore dhe “partnerët industrialë” janë njoftuar për hakimin, pa dhënë më shumë hollësi./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat