Meta plotëson kërkesat e përdoruesve, teston opsionin e shumëkërkuar në Instagram

Teknologji

Meta plotëson kërkesat e përdoruesve, teston opsionin e shumëkërkuar në Instagram

Më: 31 janar 2025 Në ora: 22:17
Instagram

Meta po teston një opsion të shumëpritur në Instagram Reels që përdoruesit të mund të ndalojnë një video duke e klikuar. CNBC raporton se për momentin kjo është e mundur vetëm për një grup të vogël përdoruesish.

Ndryshe nga TikTok, përdoruesit e Instagram mund ta ndalojnë një video duke e mbajtur shtypur ekranin, çka nuk i lejon ata që t’i lëvizin gishtat prej tij.

Përpara kësaj risie, një klikim i vetëm në një Reel fik audion e videos, por nuk ndalon pamjen.

Ky opsion është kërkuar nga vetë përdoruesit që shpesh s’kanë ngurruar të shprehen në platforma të tjera sociale duke kërkuar zgjidhje nga Meta.

Opsioni i ri është një tjetër nga mënyra që platforma e Meta po përpiqet të përfitojë nga mbyllja e mundshme e TikTok dhe të rekrutojë ‘refugjatët’ në aplikacionin e vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat