10 PIN-kodet më të zakonshme që zgjedhin njerëzit

Teknologji

10 PIN-kodet më të zakonshme që zgjedhin njerëzit

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 22:28
Ilustrim

Numrat personal të identifikimit (PIN) shërbejnë si gardianë për llogaritë tona financiare në internet, pajisjet dhe informacionet e ndjeshme.

Derisa koncepti i një PIN kodi me katër shifra mund të duket i thjeshtë, me vetëm 10 mijë kombinime të mundshme, krijimi i tij unik mund të jetë një sfidë.

Një PIN i dobët ose i parashikueshëm mund t’ju lërë të prekshëm ndaj qasjes së paautorizuar, duke e bërë të rëndësishme zgjedhjen e një PIN-i të fortë dhe unik.

Por cilët janë ato PIN-kodet më të zakonshëm?

Sipas të dhënave të mbledhura nga tabelat e ekspozuara të fjalëkalimeve dhe shkeljet e sigurisë – të cilat detajojnë mbi 3.4 milionë PIN-e me katër shifra – kodet më të zakonshme PIN shpesh shfaqin shabllone që i bëjnë ato të lehta për t’u mbajtur mend, por edhe të lehta për t’u hamendësuar.

Top 10 PIN-kodet më të parashikueshme janë:

1234;

1111;

0000;

1212;

7777;

1004;

2000;

4444;

2222;

Këto PIN-kode shpesh përmbajnë shifra të përsëritura, numra vijues ose data të rëndësishme, duke i bërë ato të parashikueshme dhe të prekshme ndaj sulmeve me forcë brutale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat