Apple do të bashkëpunojë me Alibaba për të ofruar shërbime të Inteligjencës Artificiale në Kinë, ndërsa kjo e fundit do ta ndihmojë të përdorë IA që posedon për të fuqizuar këtë të parën. Apple është detyruar të kufizojë lançimin e shërbimit të saj AI në disa tregje për shkak të rregulloreve të Kinës, shkruan CNN.
Përballë konkurrencës së fortë nga Huawei dhe rivalët vendas, Apple ka humbur pjesë të tregut në Kinë. Huawei, pas kufizimeve amerikane, ka adaptuar dhe inovuar, duke u rritur ndjeshëm. Kjo ka kontribuar në një ngritje të Huawei, që tani ka një pjesë tregu prej 16 për qind, duke kaluar Apple me 15 për qind.
Partneriteti me Apple ka rritur besimin e investitorëve në Alibaba, ndërkohë që pas lançimit të modelit IA nga DeepSeek, Alibaba ka nxjerrë versionin e tij të përmirësuar të modelit Qwen AI.
Po ashtu, Elon Musk ka njoftuar lëshimin e modelit të ri të IA, Grok 3, që ai e konsideron superior ndaj të tjerëve.