Grok 3 i xAI është i disponueshëm falas për të gjithë ‘për një kohë të shkurtër’ – thotë Elon Musk

Teknologji

Grok 3 i xAI është i disponueshëm falas për të gjithë ‘për një kohë të shkurtër’ – thotë Elon Musk

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Tani mund të përdorni atë që po vlerësohet një nga modelet më të avancuar Inteligjencës Artificiale, xAI, Grok 3, edhe nëse nuk paguani për një abonim në X.

Grok 3 është i disponueshëm falas “për një kohë të shkurtër”, sipas themeluesit të xAI, Elon Musk.

Megjithatë, kompania nuk tha se çfarë do të thotë saktësisht “kohë e shkurtër”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm sigurohuni që po përdorni Grok 3 në vend të Grok 2 në menunë e ndërfaqes së chatbot.

Veç kësaj, nëse po paguani për X Premium+, i cili tani kushton 40 dollarë në muaj, ose 30 dollarë në muaj për SuperGrok, do të merrni “akses më të madh” në veçoritë e Grok 3.

Kompania lansoi familjen e saj të modeleve Grok 3 disa ditë më parë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat